MENU
klinika

Akuzohet për vjedhje

Gjykata merr vendimin për mandatin e ish-deputetit të LSI

12.02.2019 - 10:48

Kërkesa e ish-deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim është refuzuar nga Gjykata Administrative.

Gledion Rehovica kërkoi që gjykata të shfuqizojë vendimin e KQZ dhe që t’i rikthehet mandati i deputetit.

Kujtojmë që mandati iu hoq rreth një vit e gjysmë më parë, pasi u prek nga ligji i dekriminalizimit.

Rehovica akuzohej se kishte fshehur veprën penale të vjedhjes e kryer në Itali.

Ish-deputeti i LSI-së, Gledjon Rehovica, akuzohej nga Prokuroria se ishte arrestuar në vitin 1999 në Itali për “vjedhje dyqani”.