MENU
klinika

VIDEO

“Më kapën të dridhurat”/ Regjisorja rrëfen tmerrin: ‘Audi i Zi’ më ndoqi..

13.02.2019 - 11:43

Regjisorja e njohur Elma Doresi ka publikuar në faqen e saj në Facebook, një video ku denoncon se një makinë “Audi i zi” e ka ndjekur nëpër Tiranë dhe i ka bllokuar disa herë rrugën.

Doresi shprehet e frikësuar dhe ka bërë me dije se pamjet ia ka kaluar Prokurorisë si edhe targën e automjetit.

“Duke parë videon dhe me kapën të dridhurat sërisht…

Dje pasdite kjo makinë që shikoni në video, audi i zi, mu vu nga pas. Natyrisht në disa raste desh u bë dhe burim aksidenti për mua duke më bllokuar rrugën disa herë derisa me bllokoi rrugën pas tentatives së katërt.

Nuk e njoh mbi të gjitha dhe nuk di qëllimin. Natyrisht me cfarë po ndodh me kapi disi frika dhe tani materialet i kaluan organeve komptetente perfshire targën”, shkruan regjisorja.