Gjatë takimit me koordinatorët e bashkëqeverisjes kryeministri Edi Rama deklaroi se platforma e bashkëqeverisjes mund të përdoret edhe nga qytetarët jashtë Shqipërisë për problemet që kanë me administratën në Atdhe.
Ai u shpreh se në administratë ka ende shushunja dhe grabitqarë, por rruga e ndryshimit ka filluar.
“Ka kaluar 50 mijë numri i qytetarëve që janë përfshirë në platformë, që është një urë e sigurt bashkëpunimi mes cdo njeriu dhe kabinetit, sipas fushës së interesimit. Është një instrument për të zgjidhur në kohë reale një problem, një hall apo shqetësim. Në rastet e dy muajve ka plot raste nga qytetarë jashtë Shqipërisë që janë përfshirë në platformë, nuk ka kufij. Qytetarët që kanë probleme me administratën këtu, por e kanë të pamundur që të vijnë mund ta bëjnë nga andej.
Sot janë disa raste domethënëse, ne e bëjmë sot këtë event për ta promovuar platformën. Janë vetëm tre minuta për këto që ka humbur vite apo muaj në pritje të zgjidhjes së një problemi apo një halli kur dera e një zyre ka qenë e mbyllur. Për tre minuta na vini në provë. Është shumë e shkurtër se rruga e mikut, partisë apo ryshfetit. Pastrimin e administratës nga shushunja apo grabitqarë që janë ende, ku për hir të së vërtetës ka filluar të ndihet një ndryshim, ka shumë më tepër zgjidhje”, tha ai.
Gjthashtu gjatë takimit qytetarë të ndryshëm treguan hallet e tyre dhe pranuan se gjetën zgjidhje në kohë rekord.
Fatmira Llalla, një pensioniste nga Elbasani tregoi live se arriti të zgjidhë problemin që kishte me pensionin falë aplikimit në portal. Ajo tha se vështirësi kishte të aplikonte, por kur ndodhi përgjigjia dhe zgjidhja e hallit ndodhi brenda 10 ditësh.
Përgatiti M.H