MENU
klinika

Agjenda

Zbardhet agjenda e Ramës më 16-Shkurt, teksa opozita proteston

14.02.2019 - 16:00

Ndërsa opozita pritet të protestojë më 16 shkurt, kryeministri Edi Rama duket se nuk do të jetë në Tiranë ditën e shtunën.

Kreu i qeverisë, mësohet se do të qëndrojë në Vlorë, ku do të marrë pjesë në takimet publike në kuadër të turit “Bashkia që duam”.

Axhendën, por edhe vendndodhjen e kryeministrit më 16 shkurt e ka zbuluar ish ministri Damian Gjiknuri në një postim në facebook.

“Në kuadër të takimeve publike të turit “Bashkia që duam”, Kryeministri Edi Rama do të jetë të Shtunën në qytetin e Vlorës. Vëmendja e shtuar e qeverisë për Qarkun e Vlorës tashmë është e prekshme përmes investimeve të kryera dhe projekteve të planifikuara. Ftoj të gjithë qytetarët të jenë në ora 10:30 në Sheshin e Flamurit.” –shkruan Gjiknuri në profilin e tij në facebook.