MENU
klinika

Ballkaniada

Luiza Gega e artë, Izmir Smajlaj i argjendtë

16.02.2019 - 18:59

Tri medalje për Shqipërinë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës i Sallave të Mbyllura, që u zhvilluar sot pasdite në Stamboll të Turqisë.

Një e artë me atleten Luiza Gega në garën e 3000 metrave, një të argjendtë me Izmir Smajlaj në kërcim së gjati dhe një të bronztë në garën e 400 metrave me atletin Franko Burraj.

Atletja kuqezi bëri një garë të mirë, duke u shkëputur që në xhirot e para dhe e rriti distancën me rivalet, të pafuqishme për të ndalur ritmin e Gegës. Ajo dha kohën 8’ 56” 04, ndërsa vendi i dytë mbërriti me 20 sekonda vonesë.

Kjo medalje e artë për Gegën ishte një formalitet, që sa herë ka garuar në Ballkaniadë ka marrë medalje të artë. Madje për atleten shqiptare kjo është medalja e gjashtë e artë në Kampionatin Ballkanik.

Nuk zhgënjen as Izmir Smajlaj, që në këtë event mori medaljen e argjendit në garën e kërcimit së gjati. Atleti shkodran kërceu 7.70 metra, një rezultat larg rekordit të tij personal (8.08 metra), por që i dha medaljen e argjendtë.

Gjithsesi, ky ishte vetëm eventi i parë sezonal për të, sezon që premton shumë për kampionin e Europës së sallave të mbyllura.

Ndërkohë, në garën e 400 metrave, atleti shkodran Franko Burraj është renditur i treti, duke marrë medaljen e bronzit në këtë Ballkaniadë.

Jo vetëm kaq, por Burraj vendosi edhe rekord të ri kombëtar në këtë disiplinë në sallat e mbyllura, duke dhënë kohën 47”76 (koha e mëparshme ishte 48”22).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Medalistët e Lojërave Mesdhetare

KOKSH shpërblen Gegën dhe Zenelin me 3 mijë euro

Vendimi i Këshillit të Ministrave

Kriteret për shpërblimet e sportistëve elitarë