16.02.2019 - 22:42
Pasi u bë i pari artist që fiton Sanremon e të rinjve dhe Festivalin e Sanremos, Mahmood dominon edhe klasifikimin në “Spotify”, “Apple Music”, “iTunes” dhe “Earone”.
“Soldi”, fituesja e Sanremos, është bërë kënga më e shitur.
Këngëtari 26-vjeçar dominon edhe shërbimin streaming. Në “Spotify”, “Soldi” është kënga italiane më e dëgjuar e të gjitha kohërave, si në një ditë në rang global, 1.676.481 stream, si në një javë, 8.223.614 stream.
Në total, tani arrin në mbi 9 milionë stream.