MENU
klinika

Boks

Joshua-Miller, biletat shiten në kohë rekord

17.02.2019 - 12:36

Dy ditë më parë u konfirmua dueli i famshëm mes Anthony Joshua dhe Jarrell Miller në boksin profesionist të peshave të rënda dhe ende pa kaluar 48 orë, janë shitur të gjitha biletat.

Më 1 qershor, kampioni i botës në peshën e rëndë në kategoritë WBA, WBO dhe IBF, Joshua, do të mbrojë titujt ndaj boksierit amerikan Jarrell Miller, duel që do të zhvillohet në “Madison Square Garden” të New York.

Kjo tregon se fansat amerikanë mezi presin të shohin në ringun e tyre boksierin e pamposhtur britanik. Meritë në këtë shitje ka edhe fakti se Joshua do të duelojë ndaj një nju-jorkezi si Miller, që ka lindur dhe jeton në Brooklyn.

Çmimi i biletave shkonte nga 100 dollarë deri në 2500 dollarë për vendet afër ringut, çka pritet të gjenerojë një shumë të konsiderueshme parash nga shitja e tyre.

Ne e prisnim këtë shitje të shpejtë të biletave, pasi Joshua është një boksier që tërheq shumë fansa e sponsor. Duelojmë në një stadium mitik si MSG dhe premtojmë një duel të jashtëzakonshëm më 1 qershor”, – tha Eddie Hearn, menaxheri i Joshua.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”