Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë Mark Crawford ka folur për situatën politike në vend dhe si ndikon ajo tek investitorët. Crawford tha se mungesa e stabilitetit politik frenon investitorët.
“Synojmë të investojmë, por jemi në pritje. Kërkojmë klimë të sigurt për të bërë biznes. Një ambient që nuk është stabël është një minus”, u shpreh Crawford.
“Unë jam akoma duke shikuar se cfarë do ndodh. Kjo është dicka që nuk ndodh në Amerikë. Normalisht kemi protesta në Amerikë por ata që janë zgjedhur nga qytetarët po të jenë në opozitë shkojnë dhe marrin pjesë. I takon më shumë pjesës së politikës Ambasadës Amerikane dhe BE-së për mendimet e tyre. Por cdo gjë që jep stabiliteti është një plus. Cdo gjë që krijon një ambient që nuk është stabël është një minus. Kuptohet që investitorët mund të thonë OK nuk dimë cfarë do ndodh do presim. Nuk është se nuk do të investojnë por do presim.
Ose sic thash më përpara nuk jam shqetësuar për ata që janë këtu ose për ata që ne i dimë që vijnë këtu por jam i shqetësuar për ata që nuk vijnë dhe ne nuk dijmë që mund të kishin ardhur këtu. Kjo është imazhi që duhet të kujdesen jo vetëm qytetarët sepse gjithmonë do ketë mosmarrveshje qoftë në biznes dhe politikë. Por nëse mosmarrëveshjet gjithmonë krijojnë një prishje të qeverisë kjo është ndryshe nga situata. Kemi mosmarrëveshje tani në Amerikë por nuk është se do prishim qeverinë do presim derisa të kemi zgjedhje.” – vijoi ai.
Shqipëria është në një ngërç politik pasi opozita ka vendosur djegien e mandateve parlamentare. Për këtë vendim pati reagime edhe nga KE, ndërsa ambasadorët e BE-së dhe SHBA-ve zhvilluar dje një takim me kryeministrin Edi Rama.