Gjatë kohës që makina McLaren MCL34 po dilte në pistën spanjolle të Montmelo, ka ndodhur një incident.
Makina britanike ishte duke kryer disa teste private gjatë “filming day”, ditë ku skuadrat kryejnë 100 km për të xhiruar reklamat e sponsorëve të tyre në Formula 1.
“Zjarri që u krijua në bokse u fik shumë shpejt nga punonjësit dhe forcat e sigurisë së pistës. Stafi mjekësor i pistës mbërriti menjëherë për të dhënë ndihmën për personat që kishin nevojë”, – thuhet në deklaratën e McLaren.
3 anëtarë të skuadrës McLaren përfunduan në qendrën mjekësore të pistës së Montmelo për shkak se kishin marrje mendsh për shkak të tymit.
Team statement ➡️ There was a small fire in the garage during the team’s private filming day. The fire was quickly extinguished by the team and circuit emergency services attended immediately. Three team members were treated at the medical centre and were released shortly after. pic.twitter.com/L7FdYiazx9
— McLaren (@McLarenF1) February 22, 2019
Por shpejt ata u rikthyen në bokse dhe puna vijoi normalisht. Ende nuk dihen shkaqet që sollën në këtë incident, për fat pa pasoja në bokset McLaren.