MENU
klinika

Nga Elton Lutaj

“Nuk dua të jem një perandor…, por të bashkohemi në emër të demokracisë”

23.02.2019 - 20:11

Më vjen keq, por unë nuk dua të jem një perandor. Ky nuk është qellimi im. Unë nuk dua të sundojë apo të pushtoje askënd. Unë deshiroj të ndihmoje të gjithë – nëse është e mundur – hebrenj, të bardhë e të zinj. Ne të gjithë duam të ndihmojmë njëri-tjetrin. Qeniet njerëzore janë kështu. Ne duhet të jetojmë nga lumturia e njëri-tjetrit – jo nga mjerimi e njëri-tjetrit.
Ne nuk duhet të urrejmë dhe përbuzin njëri-tjetrin. Kjo botë ka nje sofër për të gjithë. Toka jonë e pasur, mund të sigurojë begati për të gjithë. Rruga e jetës mund të jetë e lirë dhe e bukur, por ne e kemi humbur rrugën.

Lakmia ka helmuar shpirtrat e njerëzve, e ka rrethuar botën me urrejtje, na ka larguar në mjerim dhe gjakderdhje. Ne kemi zhvilluar shpejtësine, por ne kemi ndalur qenien tone. Makineria që prodhon bollëk na ka lënë në ngushticë. Njohurite tona na kane bërë cinik. Zgjuarsia jonë, e rende e çnjerezore. Ne mendojmë shumë dhe ndjejme shumë pak. Më shumë se makinerite kemi nevojë për njerëzimin. Më teper se zgjuarsi ne kemi nevojë për mirësinë dhe butësinë. Pa këto cilësi, jeta do të jetë e dhunshme dhe të gjithcka do te humbase ….

te ndihmojme njeri tjetrin-konica.al

Aeroplanet dhe radio na kanë sjellë më afër së bashku. Vetë natyra e këtyre shpikjeve thërret për të mirën e njerëzve – thërret për vëllazëri universale – për unitetin e të gjithë neve. Edhe tani zëri im është duke arritur miliona në të gjithë botën – miliona burra te dëshpruar, gra, dhe fëmijë të vegjël – viktima të një sistemi që torturon njeriun dhe burgos njerëz të pafajshëm.

Për ata që mund të më dëgjojnë mua, unë them – mos e humbni shpresën. Mjerimi që eshte tani mbi ne është vetëm shfaqe e lakmise – hidhërimi i njerëzve që kanë frikë rrugën e progresit njerëzor. Urrejtja e njerëzve do të kalojë, dhe diktatorët vdesin, dhe pushteti që ata morën nga populli do të kthehet te populli. Dhe aq kohë sa njerëzit nuk do vdesin, liria kurrë nuk do të humbasë. …..

Ushtarët! mos ja kushtoni jeten tuaj egersirave, njerez qe ju përbuzin, e ju roberojne, te cilet kuvendojne jetën tuaj, ju tregojnë se çfarë duhet te beni, çfarë të mendoni dhe çfarë të ndjeni. Ata qe ju stervisin, ju ushqejne, ju trajtojnë si kafshë, ju përdorin ju si mish për top. Mos ja dedikoni jeten tuaj ketyre qenieve te panatyrshme, qenie mekanike, me mendje dhe zemer mekanike!
Ju nuk janë makina! Ju nuk jeni kafshë! Ju jeni burra! Ju keni dashurinë e njerëzimit në zemrat tuaja! Ju nuk keni urrejtje! Vetëm te padeshiruarit urrejne, te padeshiruarit dhe cnjerezoret urrejne!
Ushtarë !!! Mos luftoni për skllavëri! Luftoni për liri!!

Në kapitullin 17 të Shën Lukës është shkruar: “Mbretëria e Perëndisë është brenda njeriut” – jo një njeri apo një grup i njerëzve, por në të gjithë njerëzimin ! Brenda jush! Ju, njerëzit keni pushtetin – fuqinë për të krijuar makina. Fuqine për të krijuar lumturi! Ju, populli, keni fuqinë për te bërë këtë jetë të lirë dhe të bukur, për ta bërë këtë jetë një aventurë të mrekullueshme.

mbreteria-e-perendise-konica.al

Pastaj – në emër të demokracisë – le të përdorim këtë pushtet – le të jemi te gjithë të bashkuar. Le të luftojmë për një botë të re – një botë të mirë që do t’u japë njerëzve një shans për të punuar – që do të japë të rinjve një të ardhme dhe moshuarve siguri. Me premtimin e këtyre gjërave, monstrat janë ngritur në pushtet. Por ata gënjejnë! Ata nuk e përmbushin kurre këtë premtim.
Ata kurrë nuk do ta permbushin !

Diktatorët clirojne veten e tyre, por ata skllavërojnë popullin! Tani le të luftojmë për të përmbushur këtë premtim! Le të luftojmë për të cliruar botën – për tu larguar prej barrierave kombëtare – për tu larguar nga urrejtja dhe intoleranca. Le të luftojmë për një botë të arsyes, një botë ku shkenca dhe progresi do të çojë drejt lumturisë e të gjithë njerezimin. Ushtarë … !! në emër të demokracisë, të gjithë të bashkohemi !!!!!