Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zbuluar ndryshimin e vendimit të Qeverisë në kuadër të masave kundër ndotjes së ajrit. Balluku tha se vendimi i ndalimit për makinat që i përkasin prodhimit para vitit 2009 është shtyrë deri më 31 dhjetor të vitit 2019.
“Kërkesat për këto ndryshime kanë ardhur fillimisht nga qytetarët përmes platformës së bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al.
Ekspertët kanë vlerësuar të gjitha grupet e interesit. Duke bërë të mundur gjetjen e zgjidhjes maksimale.
Në ndryshimet e miratuara sot në mbledhjen e VKM konsinston në shtyrjen e vendimit në fuqi nga data 16 shkurt, afati shkon në 31 dhjetor 2019. Me ndryshimin e bërë sot bëhet e mundur çdoganimi i të gjitha automjeteve”, tha Balluku.