MENU
klinika

Mundësia për opozitën

Takimi me delegacionin e PE, Basha: Shpjeguam gjendjen e vendit

27.02.2019 - 17:45

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur pas takimit me delegacionin e PE në Tiranë.

“Dua të falënderoj eurodeptuetët për mundësinë që i dhanë opozitës për te treguar gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria. Natyrisht një nga problemet më të mëdha që ka vendi është mungesa e informacioni dhe deziforimi. Ishte me rëndësi që të flisnim hapur dhe shkoqur me miqtë tanë dhe t’u shpjegonim atyre gjendjen ku ndodhet vendi dhe se opozitës nuk i është lënë asnjë mundësi tjetër ose të bëhet njish me krimin dhe oligarkinë ose t’u tregojë shqiptarëve se ky sistem ka rënë. Shqetësim i ndërkombëtarëve është stabiliteti i vendit. Zgjidhja është largimi i Ramës, zgjedhje te parakohshme dhe qeveri tranzitore”– tha Basha.

basha-konica.al

Delegacioni i PE përbëhet nga 7 eurodeputetë dhe zbarkoi sot në Tiranë.

Delegacioni kryesohet nga Tunne Kelam, ndërsa në përbërje të tij do të jenë; Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamás Meszerics.

Vizita e delegacionit të PE në Tiranë vjen fill pas protestës së opozitës gjatë mbrëmjes së djeshme. Djegia e mandateve nga ana e opozitës dhe bojkotimi i punës në Parlament pritet të jetë një ndër pikat kryesore për të cilën do të diskutohet në takimet mes opozitës dhe ndërkombëtarëve.

Përveç takimit me kreun e PD dhe të LSI, delegacioni i PE do të zhvillojë një sërë takimesh edhe me zyrtarë të tjerë të vendit.