28.02.2019 - 18:41
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vizitës së delegacionit të PE-së në vendin tonë.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, kryeministri shprehet se nuk e gëzon fakti për qëndrimin e ashpër të europarlamentarëve.
“Asnjë gëzim për qëndrimin e ashpër në bllok të europarlamentarëve,kundër arratisë së opozitës parlamentare nga detyra dhe fusha e logjikës demokratike! Çfarë sikleti kur mendon se sa më keq se sa thonë u duket atyre, kjo shfaqje brutale dritëshkurtësie ndaj njerëzve e vendit”, shkruan Rama.