Bazuar në disa të dhëna të bëra publike nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, vihet re se shlyerja e dëmeve të shkaktuara nga mjetet e pasigruara po iu kushton miliona kompanive të sigurimit.
Sipas të dhënave vetëm për janarin, dëmet e paguara jan rritur me 14%.
E përkthyer në para, vetëm për janarin siguruesit kanë paguar për fondin e kompensimit rreth 75 mln lekë.
Kjo shifër është gati pesë herë më e lartë se shifra e shënuar në janarin e vitit të kaluar.
Presioni i AMF-së dhe Komisionit Kuvendor të Ekonomisë ka sjellë shlyerjen e shumicës së detyrimeve të prapambetura të Fondit të Kompensimit. Në dy vjet, kompanitë janë paguar rreth 1.7 miliardë lekë dëme.
Për sa i takon primeve, fillimi i këtij viti ishte i vakët. Kompanitë arkëtuan rreth 1.25 miliardë, rreth 0.2% më pak krahasuar me janarin e vitit të kaluar.
Pesha e produkteve të sigurimit të detyrueshëm motorik u rrit akoma më shumë dhe arriti në 68% të totalit të primeve.
Tregu i sigurimit të jetës u rrit me 1.5%, ndërkohë që zë vetëm 7% të totalit të primeve të sigurimit.