MENU
klinika

Paralajmërimi për kandidatët

Kryemadhi: Ata që pranojnë mandatin e deputetit janë tradhtarë!

03.03.2019 - 15:24

Për Monika Kryemadhin ata që pranojnë mandatet e deputetit janë thjesht dhe vetëm tradhëtarë të cilët u shitën te Edi Rama.

Në një takim me forumin rinor të LSI kryetarja e kishte një mesazh të fort për këdo që e ka pranuar ofertën e qeverisë së shkarkimit siç tha ajo duke paralajmëruar këdo të mos iu afrohet emrave të tjerë në listë për ti joshur.

“Tradhtinë të gjithë e përdorin por tradhtarin asnjë nuk e do. Në një farë mënyrë dua të falënderoj të gjithë kandidatët e LRI-së, të cilët jo vetëm që nuk u joshën nga paratë e drogës dhe nga paratë e bankave të vjedhura por përveç asaj qëndruan përballë çdo presioni dhe po i them të gjithë atyre që kontaktojnë kandidatët e LSI-së mos guxojnë t’ju afrohen, sepse të gjithë i mbajnë mend që kur keni qenë në pushtet, kur keni pasur mundësi jo vetëm që nuk iu keni hapur telefonin njerëzve të LSI-së por përkundrazi i keni rrjepur ata. Kështu që qëndrojuni larg.”

kryemadhi-konica.al

Kryetarja e LSI paralajmëroi këdo që do përdorë logon e partisë të jetë i kujdesshëm sepse kjo logo është e shenjtë.

Katër kandidatë nga lista e LSI-së pranuan të ulen në Kuvend në karriget e lëna bosh nga kolegët e tyre dhe e marrin mandatin këtë të hënë për t’u ulur më pas në kuvend të martën ku pritet të bëhet edhe ceremonia e betimit. Ata janë Aurora Mara në qarkun e Dibrës, Ylli Shehu dhe Edmond Rrushaj në Tiranë dhe Enver Roshi në Elbasan.

Nga LSI nuk pranoi të lër mandatin deputetit i Durrësit Lefter Koka.

“10 milionë euro për kokën e Martinajt”

Kurthi që ngriti Leonard Duka për “mbretin” e kumarit!

Ishin në kërkim në kuadër të urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK

Si u vunë në pranga dy shqiptarët në Verona

“Do vish në Itali, po hape gojën të denoncosh do të të vrasim mamanë”

Si e reja zbuloi planin se vjehrra do e trafikonte për prostitucion

"Shumë shpejt do dalin emra të tjerë politikanësh e..."

“SPAK ka bërë tërmet”/ Profesori Karamuço bën paralajmërimin e bujshëm