MENU
klinika

Protesta për yllin e Arsenal

Gjermanët mbështesin turkun me sloganin: Unë jam Ozil!

30.07.2018 - 13:22

Tifozët gjermanë kanë dalë në mbështetje të ish-mesfushorit të përfaqësueses së tyre, Mesut Ozil, i cili u tërhoq pas Botërorit. Me sloganin “Unë jam Ozil”, tifozët kanë protestuar për të mbështetur yllin e Arsenal.

Qindra fansë kanë mbushur rrugët e Berlinit këtë të dielë të veshur me fanellën e mesfushorit. Ata kanë thirrur njëzëri dhe kanë mbajtur pankarta që shkruhej “Ich bin Ozil” (Unë jam Ozil).

Ndërsa një detaj tjetër që ka shoqëruar protestën kanë qenë flamujt turk edhe gjermanë të valëvitur së bashku përballë shtëpisë botuese Axel Springer.

Gjithë zhurma mediatike filloi kur Ozil postoi një foto me presidentin turk Erdogan para fillimit të Botërorit. Ai ka debutuar me Gjermaninë në vitin 2009 dhe ka fituar 92 kupa në total.