MENU
klinika

Mbrojtësi shqiptar

Hysaj mbetet te Napoli, e thotë vetë presidenti De Laurentiis

30.07.2018 - 11:51

Elseid Hysaj do të qëndrojë te Napoli, të paktën edhe këtë sezon. Ish-trajneri i tij, Sarri, e kërkonte me çdo kusht në Angli, por mesa duket, kalimi i tij në te blutë e Londrës është një mision i pamundur.

Këtë gjë e ka zbuluar vetë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis i cili thotë se Sarri është larguar me kusht, duke mos e lejuar Sarrin që të marrë lojtarë nga Napoli.

“Të gjithë janë të interesuar për futbollistët e mi, kjo do të thotë se unë e kam skuadrën shumë të mirë. Sarrin e lejova që të largohet dhe të firmosë me Chelsea, por kemi një kontratë që e ndalon të blejë futbollistë nga Napoli dhe, përveç Jorginho-s, që ia dhashë unë, ai nuk mund të marrë dot asnjë lojtar tjetër”, – u shpreh De Laurentis.