MENU

Kampionati shqiptar

Lutfi Nuri te Dinamo? Përgjigjen e jep vetë biznesmeni…

30.07.2018 - 19:47

Ditët e fundit është përfolur se biznesmeni Lutfi Nuri, që mban edhe postin e zëvendëspresidentit të FSHF-së, do të rindërtojë Dinamon dhe madje do të jetë president i klubit blu.

Por vetë Nuri, në një deklaratë për “Panorama Sport”, ka hedhur poshtë zërat se mund të jetë president i Dinamos.

“Nuk është e vërtetë. Njerëzit s’mund t’i parandalosh të mendojnë, është e drejta e tyre.

Fëmijët luajnë te ekipi i Dinamos dhe falënderoj këtë klub që i ka hapur portat të gjithë të rinjve me perspektivë dhe që pretendojnë shumë.

Të jesh president i Dinamos është nder, për këtë jam shumë i sigurt. Por kaq, pasi Nuri thjesht ka dy fëmijët që aktivizohen te ky klub dhe ka mirënjohje për këtë klub të madh.

Kontributi im është një dhe s’ka tjetër. Tirona është lindja dhe fundi i jetës sime”, – kanë qenë fjalët e Nurit.