MENU
klinika

Zgjedhja e fundit e Perez

Të gjithë refuzuan Real Madridin, përveç Lopeteguit…

27.07.2018 - 10:46

Julen Lopetegui nuk e mendoi dy herë, kur u kontaktua nga Real Madridi, ndonëse ishte trajner i kombëtares spanjolle dhe Kampionati Botëror do të niste vetëm një ditë më pas.

Mesa duket nuk e ka shqetësuar aspak as fakti që nuk ishte zgjedhja e parë e Florentino Perez. Presidenti i Real Madridit ka kontaktuar fillimisht me Pochecttino, pastaj Allegrin, Conte, Klopp dhe Nagelsmann.

Trajneri i Tottenham ishte zgjedhja e parë e Perez, por 46-vjeçari sapo kishte rinovuar kontratën e tij dhe e refuzoi ofertën, pasi ishte i kënaqur me atë që kishte nënshkruar.

Më pas ishte Allegri. Ai do të stërvisë Ronaldon, por tashmë në skuadrën juventine. “Më tepër se një refuzim i Real Madridit, ishte një ‘po’ për Juventusin”, – ka thënë Allegri.

konica sportkonica sport mobile

Më i penduari që ka refuzuar ofertën duhet të jetë Antonio Conte. Mediat angleze kanë shkruar herë pas herë se fituesit e Champions League kanë pasur bisedime të vazhdueshme me italianin, por Conte i ka refuzuar, sepse priste një rinovim kontrate nga blutë e Londrës, por që nuk erdhi kurrë.

Arsyeja përse Nagelsmann e ka refuzuar ka qenë krejtësisht e ndryshme nga argumentet që kanë dhënë trajnerët e tjerë.
Për Nagelsmann, mosha e tij, 31 vjeç, dhe mungesa e eksperiencës, ishin në disfavor për të marrë drejtimin e një skuadre si Real Madrid, në përbërje të së cilës janë yje të futbollit europian.

“Nuk ka skuadër më të madhe se Real Madrid, por nuk është koha e duhur në karrierën time për të bërë këtë lëvizje”, – mësohet të ketë thënë 31-vjeçari.

Flitet se është kontaktuar edhe Jurgen Kloop, por nuk ka asgjë zyrtare. Më pas, i fundit ka qenë Julen Lopetegui, i cili ka rënë dakord që të lërë Spanjën dhe të drejtojë Real Madrid.