MENU
klinika

Forcat digjitale

42% e tregtisë elektronike kalon nga Kina

27.08.2018 - 14:13

Ekonomia digjitale e Kinës ka përjetuar rritje masive gjatë dekadës së fundit.

Rreth 10 vjet më parë, Kina përbënte më pak se një përqind të tregut global të tregtisë elektronike; sot zë 42%. Krahasimisht, pjesa e Shteteve të Bashkuara të tregut është 24%, nga 35% në 2005, siç ilustron ky grafik.

I tillë është dominimi i Kinës në tregtinë elektronike, e cila tani kryen më shumë transaksione në vit sesa Franca, Gjermania, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të kombinuara.

Kjo është sipas një raporti të Institutit Global McKinsey, i cili vlerëson pikat e forta të sistemit digjital të Kinës, shkallën e digjitalizimit të industrive të saj dhe hapësirën për teknologjitë digjitale për të zhvendosur dhe krijuar vlerë.

Paratë e lëvizshme

Një shpjegim për dominimin e Kinës është shpërthimi në përdorim i pagesave përmes celularit, të cilat u rritën nga 25% të përdoruesve të internetit në 2013, në 68% në vitin 2016. Në total, 731 milion nga 1.4 miliard qytetarë të Kinës përdorin internetin.

Pagesat mobile të lidhura me shpenzimet arritën në 790 miliard dollarë në vitin 2016 – 11 herë më të larta se ato të Shteteve të Bashkuara, që mburren me 262 milion përdorues të internetit të lëvizshëm, tregon raporti.

Për më tepër, një e treta (34) e 262 sipërmarrjeve të reja private në botë me vlerë mbi 1 miliard dollarë – të njohura ndryshe si ‘unicorns’ – janë kineze, duke xhiruar 43% të vlerës globale të këtyre bizneseve.

Industria e kapitaleve të Kinës është rritur gjithashtu në vitet e fundit, nga 12 miliard dollarë mes viteve 2011 dhe 2013, në 77 miliard dollarë – ose 19% të totalit global – midis 2014 dhe 2016.

Sipas raportit, pjesa më e madhe e investimeve kapitale bëhet në teknologjitë digjitale siç janë të dhënat e mëdha dhe inteligjenca artificiale (AI), dhe kompanitë e teknologjisë financiare. Nga ky investim, 42% kanë ardhur nga tre prej gjigantëve të internetit të Kinës: Baidu, Alibaba dhe Tencent.

Përveç kësaj, Baidu, Alibaba dhe Tencent kanë qëlluar 35 marrëveshje ndërkombëtare gjatë dy viteve të fundit, e cila krahasohet me 20 të bëra nga tre kompanitë më të mira të internetit në Shtetet e Bashkuara.

Pamja globale

Si rezultat i këtyre faktorëve, Kina ka arritur një tepricë vjetore në shërbimet digjitale nga 10 miliard deri në 15 miliard dollarë gjatë pesë viteve të fundit, tregon raporti.

Megjithatë, Kina ende mbetet prapa ekonomive të përparuara kur është fjala për digjitalizimin në të gjithë industritë e saj.

Për shembull, Shtetet e Bashkuara ishin rreth pesë herë më shumë të digjitalizuara se Kina në 2013. Por ky hendek po mbyllet. Deri në vitin 2016, dominimi i SHBA-së ishte zvogëluar në 3.7%.

Forcat digjitale

Dhe meqë ky hendek mbyllet akoma më shumë, industritë e Kinës do të përjetojnë ndërrime të mëdha në të ardhurat dhe fitimet, parashikon raporti.

Ai thotë se deri në vitin 2030, digjitalizimi në Kinë ka potencialin për të zhvendosur (dhe krijuar) vlera ekuivalente me 10 deri në 45% të të ardhurave në të gjithë mallrat e konsumit dhe industritë e shitjes me pakicë, automjeteve dhe lëvizshmërisë, kujdesit shëndetësor, mallrave dhe logjistikës.

Tri ‘forcat digjitale’ – çndërmjetësimi, shpërbërja dhe çmaterializimi – pritet të zhvendosin vlerat nga operatorët e ngadalshëm në lëvizje te bizneset më të shkathët dhe nga një pjesë e zinxhirit të vlerës në tjetrën.

Për kompanitë e mëdha tradicionale në veçanti, kjo do të thotë që një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të tyre mund të rrezikohet nga humbja e produkteve, shërbimeve dhe modeleve të biznesit të kompanive dixhitale.

Gjashtë zgjidhje për bizneset

Bazuar në përvojën e saj që punon me kompanitë shumëkombëshe, McKinsey sugjeron gjashtë qasje që bizneset në Kinë duhet të japin prioritet ndërsa vendi digjitalizohet:

1. “Adoptimi i strategjive të guximshme” përfshin kompanitë që bëjnë përgatitje për të prishur modelet e tyre të biznesit në mënyrë që të rritet bazat e tyre të konsumatorëve.

2. “Përdorni fuqinë e ekosistemit të madh digjital të Kinës” u kërkon kompanive të marrin në konsideratë se si të bashkëpunojnë më mirë me platformat e mëdha dixhitale dhe gjigantët e internetit të Kinës.

3. “Maksimizimi i vlerës nga analitika duke përdorur bazat e të dhënave të Kinës” përfshin vendosjen e imperativit të biznesit për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave, duke çuar në një avantazh konkurrues për kompanitë.

4. “Ndërtimi i një organizimi të shkathët për transformimin digjital” do të thotë që kompanitë të bëhen më pak hierarkike, në vend që të organizojnë kompani në grupe më të vogla.

5. “Digjitalizo operacionet e bazuara në një program solid transformimi”, sepse teknologjitë digjitale po e transformojnë ekonominë me shpejtësi, dmth shumë biznese kineze janë të papërgatitur.

6. “Angazhimi me politikën dhe rregullimin e Kinës”, pasi qeveria e ka bërë të qartë se digjitalizimi i ekonomisë është një përparësi kryesore.

Nëse këto përparësi përmbushen, raporti thotë se Kina mund të drejtojë debate më të gjera mbi çështjet e qeverisjes globale si pengesat ndaj konkurrencës së huaj, reciprocitetin dhe sovranitetin digjital në vitet e ardhshme.

Burimi: World Economic Forum

Përgatiti: M.G