Igli Tare nuk e harron lehtë atë ndeshje të fundit të sezonit të kaluar kundër Interit, që i hoqi Lacios së tij nga duart kualifikimin në Ligën e Kampioneve.
“Djeg akoma se humbëm ndeshje ndaj një skuadre që goditi asnjëherë. Na mundi me goditje standarde. Ishte një fatkeqësi se ishte një sezon i mirë dhe mund të arrinim Champions. Këto janë eksperienca që të japin forcë. Tani shpresoj që ta mbyllim me objektivat që kemi në plan këtë vit”, – tha drejtuesi shqiptar i Lazios për” SuperSport”.
Lacio e ka nisur keq sezonin, por Tare thotë që ekipi do ta marrë veten dhe duhet të punojë më mirë për të shmangur përsëritjen e problemeve të ngjashme,
“Janë disa minuta blackout të pashpjegueshme siç ishte dje fundi i pjesës së parë ku Napoli barazoi. Duhet të shohim përpara me shumë optimizëm se skuadra ka kualitet dhe pritshmëria është e madhe”, – theksoi ai.
Tare ka pranuar se ndjek kampionatin shqiptar, duke përsëritur se nuk i pëlqen ajo që sheh se kampionati është i paravendosur.
“E ndjek me shumë vëmendje por jam shumë kritik sepse janë bërë hapa përpara për sa i përket infrastrukturës, por janë bërë hapa mbrapa.
Ka mbetur i njëjti mentalitet i viteve të shkuara, nga janari më pas nuk e shoh më se çdo gjë është e vendosur në tavolina dhe kjo nuk më ka pëlqyer asnjëherë”, -deklaroi Tare.
Ndërkohë, i pyetur rreth elementëve kuqezinj në kampionatin italian, Tare nuk ka ngurruar të lëshojë një thumbim në adresë të Elseid Hysajt.
“Bëri një ndeshje shumë të mirë me ne, do të doja ta shikoja atë lojë që shfaq me Napolin edhe me Kombëtaren. Alison u shit 80 milionë? Nëse ai u shit 80 milionë euro, Thomasi vlen 81 milionë”, – ishte batuta e Tares.