MENU
klinika

Kupa e Gjermanisë

Bayern Munchen vuan në turin e parë (Video)

18.08.2018 - 17:42

Në letër është dukur një ndeshje stërvitore, por Bayern Munchen ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/16-ve të Kupës së Gjermanisë më vështirësi, pasi ka eliminuar ekipin e kategorisë së katërt të futbollit gjerman, Drochtersen/Assel, pasditen e sotme.

Nuk ka qenë një ndeshje e lehtë për ekipin e Niko Kovac, që ka vuajtur për të zhbllokuar rezultatin dhe për të marrë fitoren. Pavarësisht se bavarezët kanë patur në dispozicion të gjithë yjet e ekipit, goli ka qenë shumë i vështirë për t’u gjetur.

Një gol që ka ardhur në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 82-të të pjesës së dytë, kur Leëandoëski ka devijuar në rrjetë një gjuajtje/pasim të Goretzka. Në minutat e fundit, Bayern ka patur raste të tjera për të thelluar avantazhin, por rezultati ka mbetur i pandryshuar.