MENU
klinika

Premier League, Java II

Chelsea fiton derbin, Arsenal pa pikë (Video)

18.08.2018 - 20:34

Chelsea ka mposhtur Arsenalin në derbin londinez me rezultatin 3-2, ku të tre golat i shënuan futbollistët spanjollët. Blutë e Londrës marrin kreun me 6 pikë, ndërsa pas dy humbjeve radhazi, Arsenal nuk ka asnjë pikë.

Chelsea e nisi në mënyrën më të mirë ndeshjen, duke shënuar golin e avantazhit me Pedro-n që në minutën e 9’, pas pasimit të Marcos Alonso nga e majta.

Vetëm dhjetë minuta më vonë ishte ishte Morata ai që dyfishoi rezultatin për të besuarit e Sarri-t. Por Arsenal nuk dorëzohet dhe pa përfunduar akoma pjesa e pare, ka barazuar rezultatin.

Madje me mundësitë e krijuara mund të kishte kaluar edhe në avantazh. Ishte Mkhitaryan ai që ngushtoi diferencën, përpara se të përgatiste golin e dytë të shënuar nga Alex Iwobi.

Pas pushimit ndeshja ishte më e ekuilibruar dhe pa shumë raste. Por në fund, Alonso merr një pasim të artë nga Eden Hazard, duke e dërguar topin në rrjetë me të majtën. Chelsea fiton 3-2, një nisje shumë e mirë për Sarrin.