MENU
klinika

Premier League, Java 3

Chelsea nuk ndalet as në të tretën…

26.08.2018 - 21:15

Chelsea ka fituar 2-1 ndaj Newcastle dhe ndan vendin e parë të Premier League, bashkë me Liverpool e Watford, si të vetmet ekipe që i kanë fituar të tri ndeshjet e para.

Ndeshja në “St.James Park” ishte shumë e luftuar dhe aspak e lehtë për të besuarit e Sarri, trajneri i ardhur nga Napoli, që e ka nisur me këmbë të mbarë kampionatin anglez. Gjithçka ndodhi në 15 minutat e fundit.

Chelsea kaloi në avantazh 15 minuta para fundit, kur Marcos Alonso fitoi penalltinë që e shndërroi në gol Eden Hazard. Ky ishte goli numër 70 për belgun me fanellën “blu”, vetëm Lampard (147) dhe Drogba (104) kanë shënuar më shumë.

Gjithsesi, vetëm shtatë minuta më vonë, Joselu, i vodhi kohën David Luiz dhe tundi rrjetën me një goditje të saktë me kokë, duke vënë baraspeshën, pas një krosimi të ardhur nga Yedelin.

Kur kishin mbetur edhe tre minuta lojë, DeAndre Yedlin devijoi në portën e tij një goditje nga Alonso, duke i dhënë mundësinë Chelsea të festojë një sukses shumë të rëndësishëm jashtë fushe.