MENU
klinika

Sektori i edukimit në FSHF

Datat e rinovimeve të diplomave për trajnerët

20.08.2018 - 12:55

Sektori i edukimit dhe i liçensimit pranë FSHF ka bërë me dije sot datat e rinovimeve të liçensave për nivelet përkatëse, për të gjithë trajnerët.

Një komunikim të tillë, vetë shefi i sektorit, z.Astrit Maçi, ua përcolli edhe trajnerëve dhe zyrtarëve të klubeve të Kategorisë së Parë prezent, në përfundim të hedhjes së shortit për Kategorinë e Parë, për edicionin 2018-2019.

Rinovimet e liçensave janë të domosdoshme në një kohë që, sipas programit përkatës, për mundësimin e rinovimit secili prej trajnerëve do të frekuentojë dy ditët e kursit (15 orë) në ambjentet e Shkollës së trajnerëve në Kamëz.

Më poshtë edhe programi i plotë:

Për rinovimin e Liçensës B

1. Datë 27-28 gusht 2018, ora 09:00, në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare, Kamëz.

Për rinovimin e Liçensës A

2. Datë 29-30 gusht 2018 ora 09:00, në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare, Kamëz.

Për rinovimin e Liçensës Pro

3. Datë 30 gusht-01 shtator 2018 ora 09:00, në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare, Kamëz.