MENU
klinika

Portieri i Kombëtares shqiptare

E bujshme, Inter mund të marrë Strakoshën

29.08.2018 - 13:57

Gjatë verës pati sirena merkatoje nga Liverpool, por duket klubi anglez mori Alisson dhe Straskoha qëndroi te Lazio. Megjithatë, një klub i madh në Itali është i intereuar për portierin e Kombëtares shqiptare.

Samir Handanoviç është kritikuar shpesh gjatë sezonit të kaluar, për paraqitje nën nivelin e pritshmërive ndaj tij, kritika që u rikthyen sërish pas ndeshjes me Torinon.

Portieri slloven i zikaltërve gaboi në mënyrë të çuditshme në golin e parë të “granatave”, ndërsa te goli i dytë mund të bënte më shumë, pasi ishte një gjuajtje e evitueshme.

Strakosha i pret penallti Dybala

Portali spanjoll “fichajes.net” ka shkruar se Piero Ausilio ka nisur nga puna për të gjetur një pasues të sllovenit verën e ardhshme dhe në listë ka tre portierë. Bëhet fjalë për Alphonse Areola të PSG, i mbetur në stol pas vajtjes në Paris të Buffon, Thomas Strakosha i Lazios dhe Andre Onana i Ajax.

Të tre këta portierë janë rreth të 23-tave dhe përfaqësojnë një siguri jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen, pasi do të siguronin katërkëndëshin zikaltër për të paktën 10 vitet e ardhshme.

Vëmendja më e madhe është ndaj portierit të Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, i cili ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit në Serinë A dhe sponsorizohet edhe nga holandezi De Vrij, me të cilin ka luajtur deri para pak muajsh.