MENU
klinika

ERNEST HEMINGUEJ – “Lumi i madh me dy zemra”

13.08.2018 - 20:59

Ernest Heminguej, shkrimtar dhe gazetar, nobelisti i dy luftërave botërore, shumicën e krijimeve e shkroi mes viteve 1920-1954. Fitoi çmimin “Pulitzer” në vitin 1953, ndërsa në vitin 1954 u laureua me çmimin Nobel për novelën “Plaku dhe deti”. Stili i tij ekonomik dhe i shpenguar pati një influencë të madhe në krijimet letrare të shekullit të 20-të, ndërkohë që jeta plot aventura dhe imazhi publik influencuan brezat e ardhshëm. “Është mirë që udhëtimi të ketë një fund, por në fund është vetë udhëtimi ai që ka rëndësi”, – shprehet shkrimtari, i cili jetoi gjithnjë mes rrezikut dhe me vdekjen pranë. Ka shkruar novela, tregime të shkurtra, etj. Disa nga veprat më të bukura të mjeshtrit të penës janë: “Lamtumirë armë”, “Dëborat e Kilimanxharos”, “Për kë bien ato këmbana” etj.
Në përmbledhjen me tregime “Lumi i madh me dy zemra”, E. Heminguej paraqet një karakter të përkryer që rritet nga fëmijë në adoleshent e, më pas, në ushtar, veteran, shkrimtar dhe prind… një sekuencë e mbyllur, e ngjashme me ngjarjet e jetës reale të autorit.