Të gjithë e mbajnë mend kur Davide Astori u nda nga jeta në 4 mars të 2018, pas një ataku në gjumë, disa orë para ndeshjes. Një ngjarje që shokoi gjithë botën e futbollit.
Por te Fiorentina nuk do e harrojnë kurrë. Pasi hoqën numrin 13 nga fanellat e disponueshme, tashmë klubi vjollcë ka bërë një tjetër gjest të madh, duke treguar respektin maksimal për ish-kapitenin.
Para ndeshjes me Chievon, fanella e Astorit me numrin 13, qëndronte e varur në dhomat e zhveshjeve të Fiorentinës, dhe në një foto të postuar në Instagram, klubi shkruante: “Gjithmonë me ne.”
Kjo ishte ndeshja e parë për këtë sezon në shtëpi e Fiorentinës dhe fitoi thellë me shifrat 6-1 ndaj Chievos. Për nder të Davide Astorin janë bërë edhe gjeste të tjera, duke e lartësuar ish-kapitenin.