Flamurtari, një skuadrat më aktive në këtë fundmerkatoje, ka zyrtarizuar edhe dy blerjet e reja. Skuadra vlonjate ka ndërhyrë aty ku është cilësuar se është pika më e dobët, mbrojtja.
Përmes rrjeteve sociale, klubi vlonjat ka njoftuar se ka firmosur me dy mbrojtësit Cristian Sirghi dhe Albi Alla.
I pari është rumun dhe kryesisht ka luajtur në kampionatet e vendit të tij dhe kjo do të jetë eksperienca e parë në Superligën shqiptare. Sirghi është 32 vjeç dhe luan në pozicionin e mbrojtësit.
Ndërsa Alla që më herët gjatë ditës së hënë zyrtarizoi largimin nga Kukësi do të jetë një përforcim i rëndësishëm në qendrën e mbrojtjes kuq e zi. Si për mbrojtësin pogradecar, ashtu edhe atë rumun, nuk është specifikuar kohëzgjatja e kontratës.