MENU
klinika

Talenti i Ajax

Futbollisti del nga koma pas një viti

21.08.2018 - 15:31

Talenti i Ajax Abdelhak Nouri është zgjuar nga koma dhe ka komunikuar me familjarët e tij për të parën herë që prej kolapsit në korrik të 2017.

Vëllai i Nouri ka konfirmuar se gjendja shëndetësore e lojtarit të Ajax është përmirësuar dhe megjithëse ai nuk mund ta lëvizë akoma trupin, është ndihmuar nga të afërmit që e kanë vendosur në një karrige invalidi.

Vëllai i lojtarit u shpreh: “Kondicioni neurologjik i tij është më mirë se disa muaj më parë. Fizikisht është e vështirë. Ai nuk e lëviz dot trupin, vetëm kokën, por ndonjëherë çohet nga krevati për t’u ulur në një karrige invalidi. Nuk mund të komunikohet akoma me të.

Abdelhak Nouri

Në fillim ne nuk u lejuam të qëndrojmë me të për një kohë të gjatë. Këto janë rregullat e spitalit, por më pas doktorët e panë se çfarë ndikimi kishim tek ai. Ai është bërë më i qetë. Ai na njeh.”

Nouri pësoi një hemoragji cerebrale pas një ataku kardiak, teksa ishte duke luajtur një ndeshje përgatitore me Werder Bremen. Fillimisht u mendua se do ta kalojë lehtë, por ai ka dalë nga koma pas një viti.