Novela “Trshëgimi” e sjellë me mjeshtëri në shqip nga përkthyesja e mirënjohur Donika Omari, mund të konsiderohte një tjetër thesar i letërsisë botërore.
Gi dë Mopasan, shkrimtar francez, autor romanesh, novelash dhe mbi të gjitha një tregimtar i pazëvendësueshëm, ka shkruar: “Topi i dhjamit”, romanin “Bel Ami”, “Horla”, “Trashëgimi” etj.
Novela “Trashëgimi” përshkruan jetën e funksionarëve dhe nëpunësve mediokër, profesion që Mopasani e njihte shumë mirë.
…Për hir të pasurisë që do merrte nga halla e saj, Kashëleni e marton vajzën e tij, Kora, me kolegun Lësablë. Mirëpo, diçka e papritur i befason bashkëshortët gjatë leximit të testamentit, pasi vdes halla. Një klauzolë e beftë: çifti duhej të kishte një fëmijë që të mund të përfitonte pasurinë, në të kundërt pas tri vjetëve pasuria do kalonte për bamirësi. Koha kalon, bashkëshorti zbulon se nuk mund t’i japë fëmijë së shoqes. Çfarë të bëjnë për të mos e humbur trashëgiminë?…
G. DË MOPASAN – “Trashëgimi”
13.08.2018 - 20:58