MENU
klinika

Interesimi për mesfushorin

Gjiganti skocez kërkon yllin e Kombëtares

27.08.2018 - 17:03

Një interesim i veçantë për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Eros Grezda. E ardhmja e tij duke e ndritur. Bëhet fjalë për një kalim në Skoci. Sipas asaj që bën me dije “The Sun” skuadra e Rangers është gati të paguajë 2.7 milionë paund për të marrë lojtarin.

Skuadra e drejtuar nga Steven Gerard është e vendosur për të marrë një lojtar që të zëvendësojë Jamie Murphy, i cili pësoi dëmtim që do e lërë jashtë për të gjithë sezonin. Dhe duket se sytë janë kthyer nga “ylli” i kombëtares shqiptare, Grezda.

eros grezda
eros grezda

Shqiptari nuk luajti në ndeshjen e Osijek, i cili u eliminua në raundet e Europa Ligës dhe kjo shton akoma edhe më shumë zërat për një kalim të lojtarit në Skoci. Në fakt janë ditët e fundit të rehabilitimit të plotë.

Grezda shikohet nga skocezët si një përforcim i mirë duke parë cilësitë e lojtarit dhe tashmë konkurrenca me skuadrën e Celtic është një objektiv për trajnerin Gerard.