28.08.2018 - 12:14
Një episod ka ndodhur gjatë ndeshjes Roma-Atalanta, që përfundoi mbrëmë 3-3. Eusebio Di Francesco ka përfunduar në infermieri. Trajneri i AS Roma, pas barazimit të Manolas kundër Atalanta, është nevrikosur duke i goditur me dy grushte stolin.
Një moment tërbimi që i ka kushtuar rëndë. Pasi u paraqit i fashuar në konferencën për shtyp pas ndeshjes, sot në mëngjes ka shkuar në Villa Stuart ku është operuar, sepse ka thyer gishtin e vogël të dorës së majtë.
Ndërhyrja është bërë me anestezi dhe trajneri ka dalë nga spitali pak minuta më parë. Nuk është në dyshim prania e tij në stolin e “San Siro” kundër Milan, ditën e premte.