30.08.2018 - 20:30
Pas sulmit me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala, nisi protesta para kryeministrisë . Në protestë marrin pjesë, gazetare, qytetarë e aktivistë të shoqërisë civile.
Gazetarët shprehen solidaritetin e tyre dhe thonë se sulmi ndaj Klodiana Lalës është sulm ndaj gjithë gazetarëve në Shqipëri.
“Plumba mbi shtëpinë e gazetares Klodiana Lala, janë plumba mbi ne. Ndaj mos pyet se për kë bien këta plumba?! Ato bien për ty”, shkruhej në një pankartë e mbajtur nga një prej protestuesve.
Sulmi ndaj gazetares ka tronditur mbarë opinionin publik, sakaq gazetarët kërkojnë drejtësi dhe liri në profesionin e tyre.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Sulmi ndaj gazetares
Marku: Hetim transparent për të venë përpara drejtësisë autorët
Sulmi ndaj banesës së gazetares
OSBE: Media e kërcënuar, Lala: Duan të më trëmbin
Sulmi ndaj banesës së gazetares