Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka shpallur listën e futbollistëve për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Francës dhe për miqësoren ndaj Perusë, që do të zhvillohen gjatë javës së parë të shtatorit.
Mungon Sami Khedira, i pari që duket se ka paguar dështimin e gjermanëve në Kupën e Botës 2018. Nuk ka pasur vend as për juventinin Emre Can dhe portierin e PSG, Trapp.
Këta janë zëvendësuar nga tre të rinj Thilo Kehrer (PSG), Kai Havertz (Leverkusen) dhe Nico Schulz (Hoffenheim). Rikthehet edhe Leroy Sane i Manchester City, lënia jashtë e të cilit bëri shumë bujë.
GJERMANIA E RE
Portierë: Manuel Neuer dhe Marc-Andre Ter Stegen
Mbrojtës: Jerome Boateng, Matthias Ginter, Jonas Hector, Mats Hummels, Thilo Kehrer, Joshua Kimmich, Antonio Rudiger, Nico Schulz, Niklas Sule, Jonathan Tah
Mesfushorë: Julian Brandt, Julian Draxler, Leon Goretzka, Ilkay Gundogan, Kai Havertz, Toni Kroos Sulmues: Thomas Muller, Nils Petersen, Marco Reuas, Leroy Sane, Timo Werner
Ndërkohë, trajneri Low ka folur edhe në lidhje me çështjen e Ozilit: “Deri më sot, Mesut nuk më ka telefonuar. Nuk ka folur me mua! Ai ka marrë vendimin e tij dhe unë duhet ta pranoj. Pranoj se nënvlerësuam shumë impaktin që do të kishte rasti Ozil në shtyp, sepse ishim të përqendruar te Botërori.”
Më pas, “timonieri” i Gjermanisë shtoi: “Me akuzat për racizëm Mesut i komplikoi shumë gjërat . Nuk ka pasur kurrë akuza apo deklarata raciste në ekipin tonë dhe ai e di mirë. E ekzagjeroi me atë që tha. Na dëmtoi ne, por dëmtoi edhe veten e tij.”