MENU
klinika

Frymëzuar nga qilimi fatsjellës

Kjo është fanella e ekipit të njohur rus!

23.08.2018 - 18:58

Duket si një bluzë inovative, maksimumi nga ato të prezantimit, por kurrsesi një fanellë për të zbritur veshur me të. Megjithatë, futbollistët e ekipit të njohur rus e veshin shpesh.

Klubi rus, FC Rostov i ka publikuar fanellat e reja, të cilat simbolizojnë qilimin. Ky dizajn është inspiruar nga “qilimi fatsjellës” për ta ndihmuar klubin që të fitojë ndeshjet.

tifozet e Rostov
tifozet e Rostov

Një fans i Rostovit e kishte marrë një qilim me vete në stadium në ndeshjen të cilën klubi rus e fitoi me rezultatin 4-0. Dhe nisur nga kjo histori, lindi idea për të bërë një bluzë të tillë.

Që nga atëherë ky gjest ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe ka ndikuar që të cilësohet si simbol fatsjellës për klubin. Shpesh tifozët i sheh në stadium me qilim me vete. Por për tifozët rivalë kjo është cilësuar si bluza më e shëmtuar që është parë ndonjëherë.