MENU
klinika

Diskriminonte myslimanët

Klubi izraelit heq rregullin islamofob

23.08.2018 - 18:06

Ekipi izraelit i Beitar Jeruzalem ka fituar famë në të gjithë botën për politikën diskriminuese që ka pasur deri më sot ndaj lojtarëve të fesë myslimane dhe sidomos ata të etnisë arabe.

Madje, në vitin 2013, kur klubi firmosi me dy lojtarë çeçenë, tifozët ndërmorën protesta dhe brenda pak muajsh të dy futbollistët çeçenë u larguan.

Fatmirësisht, pronari i ri i Beitar, biznesmeni Moshe Hogeg, ka vendosur të heqë njëherë e mirë këtë rregull të mbrapshtë, duke marrë një vendim të guximshëm, që fatkeqësisht nuk do të pritet mirë nga një pjesë e konsiderueshme e tifozëve ultranacionalistë të Beitar.

beitar jerusalem 2
beitar jerusalem 2

“Beitar nuk është më një klub racist dhe diskriminues. Nga sot e tutje, feja dhe etniciteti nuk do të jenë më një faktor në përzgjedhjen e lojtarëve, çdokush e ka derën e hapur në ekipin tonë ”, – tha pronari i ri.