MENU

Champions League

Kukësi kërkon mrekullinë në Baku, Gjici rrit premion

01.08.2018 - 12:16

Pas kualifikimit historik të Shkëndijës së Tetovës, që kaloi për herë të parë në turin e tretë eliminator të Champions League, të njëjtën gjë kërkon edhe Kukësi sot në mbrëmje ndaj Qarabag në Baku, teksa sfida e parë në Shkodër ka përfunduar në barazim pa gola.

Plot 19 mijë bileta janë shitur për ndeshjen e sotme, që starton në orën 19:00, në Baku, çka do të thotë se verilindorët do ta kenë edhe më të vështirë të arrijnë misionin e tyre.

Në turin e kaluar, Qarabag eliminoi kampionen e Sllovenisë, Olimipija Lubjana, ku në stadium ishin 21 mijë e 500 tifozë.

Stadiumi “Tofik Bahramov”, ku do të luhet sot ndeshja ka një kapacitet prej 31 mijë e 200 vendesh dhe në rast se do të shiten realisht 28 mijë bileta, atëherë do të jetë e vështirë që të shihen vende bosh në stadium.

Ndërkohë, Kukësi është përballur edhe me një tjetër problem, pasi nuk ka pranuar futbollistët kosovarë, por për trajnerin Cungu, ky fakt nuk do të ndikojë, pavarësisht se nuk është normale në një ndeshje të Champions League.

Kukësi ka përpara një sfidë që vlen miliona euro, rëndësi të cilën drejtuesit dhe ekipi verilindor e kanë konsideruar si ndeshjen e “jetës”, pasi nëse Kukësi kalon Qarabag, fiton plot 1 milion e 440 mijë euro.

Duke ditur të gjitha këto, presidenti Gjici shpërndau edhe premion prej 100 mijë eurosh të suksesit të Valleta-s, ndërkohë i premtoi ekipit çek të bardhë për kalimin e turit të dytë. Pritet që, nëse Kukësi do kalojë turin, kreu i klubit ta rrisë deri në 150 mijë euro premion.

“Peshkon” mbrojtësin kampion bote

Roma nuk heq dorë nga Premier

Gola, dhe përmbysje nga të dy krahët

Partizani fiton Superkupën e Shqipërisë

Firmos një golashënues

Flamurtari blindon portën

Fati i argjentinasit Correa

Atletico i vendos afat Milanit

Sanchez vishet zikaltër javën e ardhshme

Marotta bind United me … 15 milionë euro