MENU
klinika

L.N.TOLSTOI – “Atë Sergi”

13.08.2018 - 20:57

L. N. Tolstoi i përket plejadës së gjigantëve të letërsisë ruse të shekullit XIX. Njihet si eseist, novelist, dramaturg, por njëherazi edhe filozof, ushqeu frymën revolucionare të besimtarëve. Disa nga veprat me famë botërore janë: “Lufta dhe Paqja”, “Ana Karenina”, novela “Vdekja e Ivan Iliçit”, “Atë Sergi” etj.
Për Tolstoin ndjenja humane është hyjnore, pra morali i tij themelohet mbi këtë ndjenjë. Arti është mjet komunikimi midis ndjenjave, si dhe bashkimi midis njerëzve. Novela “Atë Sergi” prezanton më së miri stilin dhe zhdërvjelltësinë e autorit…
…Në Petërburg, në vitet 1840, ndodhi një ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik. Komandanti i regjimentit të kavalerisë së perdandorit, princi i hijshëm të cilin e priste një e ardhme e shkëlqyer pranë Madhërisë së Tij, një muaj para ditës së dasmës me një vajzë të bukur nga derë fisnike, jep dorëheqjen, ndahet nga e fejuara, i dhuron pronën e vet të motrës dhe mbyllet në manastir për t’u bërë murg. Askush nuk i njihte shkaqet që e shtynë të merrte këtë vendim kaq drastik…