MENU
klinika

Merkato e Milanit

Leonardo po përgatit një tjetër rikthim dhe dy goditje të mëdha

07.08.2018 - 15:56

Pas Maldinit, tifozët e Milan mund të jenë dëshmitarë të një tjetër rikthimi. Në fakt, Leonardo mësohet t’i ketë hapur derën një kthimi të Alexandre Pato te kuqezinjtë.

“Patoku” luan aktualisht për Tianjin Quanjian dhe prej muajsh ka bërë të ditur se do të ishte i gatshëm të kthehej në “San Siro”. Drejtori sportiv i Milan duket se i ka premtuar se një gjë e tillë do të ndodhte nëse do të paraqtiej mundësia.

Sulumuesi 28-vjeçar është në formë të mirë fizike dhe është kthyer të shënojë me rregullsi në Kinë. Kthimi i tij mund të konkretizohet në ditën e fundit të merkatos, në rast se Milan do të shesë përfundimisht Carlos Baca dhe të huazojë Andre Silva.

Por, Leonardo po punon edhe për lojtarë të tjerë. Emrat më të nxehtë janë ata të Hirving Lozano, meksikani i PSV Eindhoven, i cili ka shkëlqyer gjatë Kupës së Botës, dhe ai i francezit të Manchester United, Anthony Martial.