MENU
klinika

Lë kampionët e Greqisë

Mesfushori i Kombëtares shqiptare drejt transferimit në Suedi

02.08.2018 - 13:49

Është kohë merkatoje dhe jo pak futbollistë ndërrojnë ambient për arsye nga më të ndryshmet. E njëjta gjë edhe për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Astrit Ajdareviç, që ka mbyllur sezonin e kaluar me kampionët grekë të AEK.

Futbollisti iu bashkua në tetor kuqezinjve, por nuk ka kaluar një eksperiencë aq të lumtur në Greqi, së cilës po i vjen fundi para kohe, edhe pse ka një tjetër vit kontratë me këtë klub.

Për Ajdareviç ka pasur interesim nga klubet suedeze dhe duket se ai ka zgjedhur t’i bashkohet Goteborg, ku e pret një kontratë dyvjeçare. Për mesfushorin 28-vjeçar, ky do të ishte klubi i 11 në karrierë, në 12 vitet ku ai është regjistruar si futbollist profesionist.