MENU
klinika

Drejtori sportiv shqiptar

Milan nuk heq dorë nga Igli Tare, pastaj vjen edhe…

06.08.2018 - 15:03

Sa vjen dhe përforcohet idea te Milan për të marrë Igli Taren si drejtor sportiv. Emri i tij qarkulloi për herë të parë në ambientet kuqezi para dy javësh, kur “Elliot” mori administrimin e klubit italian.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, vazhdon të jetë një nga temat e diskutimit te Milani. Pas emërimit të Gazidis e Gandinit si administratorë të deleguar, të Maldinit si pjesë e departamentit të zhvillimit dhe të Leonardos si menaxherin e përgjithshëm, kërkohet një drejtor sportiv i “sprovuar” në futbollin italian.

Emri i Tares është rreshtuar përkrah atyre të Sogliano dhe Guintoli, dy alternativa të tjera që po shqyrtohen nga klubi dhe që pritet të kontaktohen në ditët në vijim për të mësuar nëse janë të gatshëm të bëhen pjesë e kësaj aventure të re të klubit.

Duke marrë Igli Taren, Milan synon të rrëmbejë është talentin serb Milinkoviç-Saviç. E kush më mirë se Tare mund ta bindte mesfushorin e Lazios…