MENU
klinika

Shqiptari ia dorëzoi bluzën

Neville humb bastin, vesh fanellën e Shaqirit

21.08.2018 - 11:57

Pak ditë më parë, ai e shante Shaqirin si një lojtar që nuk luan për skuadrën e tij dhe që nuk bën asgjë për të ndihmuar shokët, ndërkohë që në një emision të “Sky Sport”, ai ka veshur pikërisht fanellën e Shaqirit.

Ka qenë një bast mes Jamie Carragher dhe Gary Neville dhe, duke qenë se ky i fundit humbi në ndeshjen me penallti mes tyre, gjatë mbrëmjes së djeshme ka veshur fanellën e lojtarit që urren më shumë në Premier League angleze.

Videot dhe fotot e Neville me fanellën e lojtari më të ri të Liverpool kanë bërë menjëherë xhiron e botës, duke shkaktuar edhe shumë humor në botën e sportit.

Ka qenë vetë Shaqiri ai i cili e ka dorëzuar fanellën në redaksinë e “Sky Sport”, ku edhe shkruante “Për fansin tim numër 1, Gary Neville. Të lutem, mos e shit këtë fanellë në internet!”

Gary Neville ka luajtur për Manchester United dhe fanella e Liverpool është ndër më të urryerat, por basti është bast. Gjithsesi, gjithçka është kaluar me sportivitet, por me siguri që Neville nuk do të vërë më bast të këtillë.