MENU
klinika

Tërheqja e radhës

Një tjetër lamtumirë nga kombëtarja angleze

28.08.2018 - 19:24

Një tjetër largim nga Kombëtarja e Anglisë pa nisur Liga e Kombeve. Jamie Vardy ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja e Anglisë pas një bisede që ka patur me trajnerin Gareth Southgate. Sulmuesi i Leicester ka luajtur 26 ndeshje me “Tre Luanët” që nga momenti i debutimit në 2015-ën dhe ka shënuar 7 gola në total.

31-vjeçari ka zbuluar në një intervistë me “The Guardian” se ishin disa faktorë që kanë ndikuar te vendimi i tij, duke përfshirë moshën dhe dëshirën për të kaluar më shumë kohë me familjen e tij.

jamie vardy angli
jamie vardy angli

“Kam kohë që e mendoj këtë”, ka thënë Vardy. “Nuk po rinohem dhe i kam thënë trajnerit se do të ishte më mirë që të tërhiqesha, veçanërisht duke parë se ai kërkon të marrë lojtarë të rinj në ekip, në mënyrë që të fitojnë eksperiencë”.

Vardy më pas ka shtuar se do të ndryshonte mendim për tërheqjen “në rast emergjence, nëse të gjithë do të ishin të dëmtuar”