MENU
klinika

TRAJNERI I KOMBËTARES

Panucci krahason stadiumin e Romës me të Tiranës

27.08.2018 - 16:25

Infrastruktura është po aq e rëndësishme në ecurinë e futbollit sa edhe politikat dhe zhvillimi i një klubi, qoftë edhe me financa shumë të shëndosha, madje edhe kur bëhet fjalë për Romën.

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga grumbullimi i Kombëtares për Ligën e Kombeve, trajneri Christian Panucci ndodhet në Itali, kohë që po e shfrytëzon edhe për të parë nga afër futbollistë të cilët mund t’i grumbullojë.

Në një intervistë për mediat italiane, Panucci ka folur në lidhje me skuadrën e Romës, ku ka këshilluar që të ndërtohet një stadium i ri, pasi një klub si Roma duhet të ketë stadiumin e vet dhe mos të ketë probleme.

“Për të përsëritur historinë në Europë, siç bëri sezonin e kaluar, mendoj se do të jetë e vështirë, por Roma duhet që të ndërtojë si fillim një stadium të ri. Është një problem stadiumi, jo vetëm për Romën, por për të gjithë Italinë.

Stadiumet këtu të bëjnë të qeshësh dhe i vetmi ekip i madh me stadium personal, është Juventusi. Ai fiton gjithmonë. Sa e vështirë është? Federata Shqiptare po bën një stadium për Kombëtaren dhe përderisa atje po bëhet stadiumi, nuk ka ndonjë gjë të madhe, edhe Roma mund ta ketë një stadium të vetin”, – u shpreh Panuçi.