Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Edgar Çani, që dikur luajti edhe me Katanian në Serie A në Itali, erdhi me shumë bujë te Partizani, porpër të kuqtë ka rezultuar si dështimi më i madh në historinë e këtij klubi.
Sot, klubi i Partizanit ka njoftuar ndërprerjen e kontratës me Çanin, me një nga lojtarët më të paguar të klubit, por me rendimentin më të pakët në 1 e pak qëndrimi te skuadra e kuqe.
NJOFTIMI I PARTIZANIT
Klubi njofton përfundimin e bashkëpunimit me Edgar Çanin. Sulmuesi 29-vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes palëve.
Çani ishte pjesë e skuadrës përgjatë sezonit 2017 – 2018. Klubi i uron njëkohësisht Edgar Çanit suksese në karrierën e tij sportive!