Pronari i Chelsea, Roman Abramovich, ka nisur procedurat për të nxjerrë në shitje skuadrën londineze, lajm që e ka konfirmuar e perditshmja britanike “The Sunday Times”.
Manjati rus i është drejtuar bankës nju-jorkeze “Raine Grouop” që të bëjë vlerësimin e skuadrës së Chelsea dhe mësohet se vlera e klubi shkon në 2 miliardë stërlina.
Për të bërë të mundur shitjen e skuadrës, duke parë shumën e lartë që nevojitet për ta blerë nga pronari i ri, Abramovich ka afruar të njëjtën kompani që bëri të mundur edhe shitjen e Manchester City.
Abramovic e bleu skuadrën në vitin 2003 për vlerën e 140 milionë stërlinave, por tani klubi vlen shumë më tepër dhe është duke parë për blerës në Lindjen e Mesme, duke parë shtrirjen që sheikët nga ky vend kanë bërë me ekipet më të mira aktualisht në botë si Manchester City dhe PSG.
Skuadra londineze afroi këtë verë trajnerin Maurizio Sarri, por skuadra dështoi të kualifikohet në Champions League, ndërkohë që ende nuk dihet nëse sulmuesi belg Eden Hazard do të qëndrojë apo do të largohet.
Në 15 vite që Roman Abramovich ka drejtuar skuadrën e Chelsea ky klub ka fiktuar 15 trofe, përfshi edhe një Champions League në vitin 2012, nën drejtimin e Roberto Di Mateo, ndërkohë që ka fituar edhe disa tituj në Premier League.
Por jo gjithnjë skuadra ka ditur të menaxhojë trajnerët dhe lojtarët, pasi nga “blutë” janë larguar edhe disa yje si Mo Salah, Kevin de Bruyne apo Romelu Lukaku.