Mes Skënderbeut dhe Laçit, në një stadim të zbrazët për shkak të dënimit të fushës korçare nga Komisioni i Disiplinës në FSHF, pas dhunës mes tifozëve në ndeshjen e javës së parë të kampionatit, ka përfunduar gjithçka në barazim 1-1.
Të dy golat u shënuan në pjesën e parë të lojës. Të dyja skuadrat riktheheshin të ndesheshin mes tyre pas sfidës së Superkupës së Shqipërisë, të luajtur pak javë më parë.
Do të duhej të vinte minuta e 30-të që shifrat të ndryshonin. Myrto Uzuni brenda zonës së Skënderbeut kryen një veprim të bukur, duke gjuajtur fuqishëm drejt portës së Teqjas, të cilit si mbetet gjë tjetër veçse të shoh topin që përfundon në rrjetë.
Laçi kalon në avantazh, por gëzimi zgjat vetëm katër minuta. Muzaka shtyn drejt rrejtës një top të ardhur nga një goditje standarde, duke vendosur barazpeshën në fushë.
Super goli i Uzunit on Vidnews.
Minutat e mbetura të pjesës së parë nuk prodhojnë më asgjë. Barazimi nuk kënaq asnjërën nga palët. Me nisjen e të dytës lufta bëhet në mesin e fushës, aty ku të dyja skuadrat tentojnë të shtyjnë para, por pa arritur të prodhojnë aksione të rrezikshme.
Ndeshja ndizet dhe më tepër, loja bëhet dhe më e ashpër, ndërkohë që arbitri Enea Jorgji në harkun e dy minutave nxjerr dy kartonë të verdhë. Xhixha për Laçin në të 54` dhe Abazi për Skënderbeun në të 56`, janë dy të ndëshkuarit e parë me të verdhë.
Një ndërhyrje e Abazit ndaj kundërshtarit e detyron Enea Jorgjin të nxjerr kartonin e dytë të verdhë për futbollistin e Skënderbeut, që lë fushën e lojës me të kuq, ndërkohë që korçarët mbeten me dhjetë lojtarë.
Miqtë kërkojnë të përfitojnë pas kësaj situate, por pa ndryshuar asgjë në shifra. Minutat e mbetura nuk sjellin asgjë, veç kryrjes së dy zëvendësimeve të mbetura për të dyja skuadrat dhe disa raste të shpërdoruara nga Laçi.
FORMACIONET ZYRTARE:
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Muzaka, Demte, Krasniqi, Gripshi, Bregu. Trajner: Orges Shehi.
Laçi: Selmani, Fangaj, Sefgjinaj, Shtubina, Mersinaj, Jonuzi, Gjoni, Lushkja, Eller, Xhixha. Uzuni. Trajner: Artan Mërgjyshi.