PSG nuk njeh rivalë në Francë. Ekipi i drejtuar nga Tuchel ka fituar 4-0 ndaj Monaco, duke ngritur për herë të gjashtë radhazi trofeun e Superkupës së Francës, që u luajt për herë të parë në Kinë.
Kampionët e Francës, që fituan katër trofe në futbollin francez gjatë sezonit të kaluar, e nisin në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën këtë sezon, edhe pse nuk patën në radhët e tyre “yje” si Neymar apo Mbappe, të cilën sapo janë kthyer nga pushimet e zgjatura, për shkak të impenjimit në Botërorin 2018.
Braziliani Neymar luajti vetëm 15 minuta e fundit, kur ndeshja ishte zgjidhur. Ekuilibri ndaj Monaco zgjati derisa u mbush gjysmë ore lojë, kur Angel Di Maria shënoi golin e parë për PSG, me një goditje dënimi fantastike. Shtatë minuta më vonë, mesfushori 20-vjeçar Christopher Nkunku, i çoi shifrat në 2-0.
Në minutën e 67-të, PSG blindoi fitoren me golin e tretë të shënuar nga një tjetër futbollist i talentuar Timothy Ëeah, djali i ish-fituesit të “Topit të Artë”, George Ëeah.
Vlen për t’u përmendur edhe fakti se Gianluigi Buffon e ruajti rrjetën të paprekur në ndeshjen e tij të parë zyrtare me PSG, teksa ai që hapi serinë e golave, 30-vjeçari Di Maria, kompletoi edhe “pokerin parizien” në këtë fitore 4-0.