Kampionët në fuqi të Europës i kanë bërë një nisje shumë të mirë kampionatit, duke fituar dy ndeshjet e para. Real Madrid ka përmbysur gjithçka në Muncipal de Montilivi, teksa ka mposhtur Girona-n me rezultatin 4-1.
Me këtë fitore, Los Blancos kalojnë në krye të La Liga-s me gjashtë pikë të plota. Ndeshja nuk filloi mirë për Real. Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me golin e Garcia në minutën e 16-të.
Gjithsesi, të besuarit e Lopetegui dukeshin mirë dhe po krijonin raste për të shënuar. Pak përpara se të përfundonte pjesa e parë, ishte Sergio Ramos ai që barazoi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë.
Pas pushimit ndeshja ishte e tëra në dorë të Real, sidomos pas penalltisë së dytë e cila u shndërrua në gol nga Karim Benzema.
Ai që vulosi fitoren ishte Gareth Bale, i cili pas një pasimi të artë nga Isco arrin të mposhtë portierin. Në fund të takimit, ishte Benzema ai që kompletoi pokerin dhe e mbylli mbrëmjen e vonë me një dopietë.